SHBA i dhuron Shqipërisë 32 mijë teste për COVID-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar Shqipërisë 32 mijë teste për COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale, transmeton Fokusi.info.

Testet do të shkojnë në Institutin e Shëndetësisë Publike dhe në Spitalin Nënë Tereza gjatë kësaj jave.

Në mesin e dhuratave që SHBA i ka bërë Shqipërisë, ishte edhe një makinë e automatizuar nxjerrëse që pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shumë testeve.

“Aleatët gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin në kohë nevoje”, shkruan Kim.