Shefja e BE-së në Kosovë reagon pasi deputetit serb, Slavko Simiq iu dogj vetura

0
179

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka reaguar lidhur me incidentin e djegies së veturës së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq.

Apostolova ka thënë se është e shqetësuar lidhur me raportimet për sulmin ndaj pronës e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

“Pres që Policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka thënë Apostolova.

Vetura e deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, është djegur në orët e vona të së mërkurës në veri të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Reagime lidhur me rastin kanë ardhur edhe nga Beogradi.