Arrestohen katër të dyshuar pasi rrihen në një lokal nate

Katër të dyshuar janë arrestuar në Xërxë të Rahovecit dje, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në një lokal nate, janë përleshur fizikisht në mes vete, njofton Klan Kosova.

Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.