Shembja e objektit 6-katësh gjatë ditës së sotme (video)

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur me shpërthim të kontrolluar objektin 6-katësh në zonën e Astirit, në gjurmë ku do të kalojë edhe Unaza e Re.

Në trupin e objektit u hapën 250 vrima ku u vendosën 10 kg lëndë plasëse. Me shembjen e këtij objekti nuk ka me ndërtesa për t’u prishur në lotin e parë.

Një ditë më parë në këtë zonë u shembën 5 objekte. Një pjesë biznese, pjesa tjetër shtëpi banimi u rrafshuan pa rezistencë nga banorët e unazës të cilët kanë protestuar prej më shumë se një viti.