Tri rastet e reja në Viti, dy prej tyre kishin kontakt me 65 vjeçarin nga Ferizaj

Edhe tri raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Viti, komunë kjo që ishte e para bashkë me Klinën që kishte konfirmuar të prekur me COVID-19.

Të tri rastet e reja janë nga kontakti, teksa dy prej tyre kanë pasur kontakt me rastin e konfirmuar në Ferizaj të 65 vjeçarit që ndërroi jetë pak ditë më parë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga kryetari i komunës, Sokol Haliti i cili me këtë rast edhe ka dhënë detajet.

“Rastet janë raste kontakti. Burrë e grua që kanë pasur kontakt me personin nga Ferizaj që kishte punuar në “Bondsteel”, ndërsa rasti tjetër është në fshatin Skifeteraj”, ka bërë të ditur Haliti.

Ndryshe, deri tani në Kosovë janë të konfirmuara gjithsejt 283 raste me COVID-19.