Shënohet gol me kokë nga mesi i fushës (Video)

Në ligat amatore të futbollit anglez është shënuar një gol mjaft i pazakontë.

Një futbollist ka shënuar me kokë nga mesi i fushës, transmeton zeri.info.

Kjo ndodhi në ndeshjen e fituar 3:1 të Basford Unitedit ndaj FC Unitedi of Manchester.

Duke shfrytëzuar rastin nga një largim i topit nga ana e kundërshtarit, njëri prej lojtarëve ka goditur fort me kokë nga mesi i fushës dhe me ndihmën e fatit dhe të daljes së keqe të portierit, topi ka shkuar në rrjetë.