Sherr i madh në familjen shqiptare, policia dhe 5 ambulanca në vendngjarje

0
590

Gjashtë anëtarët e një familje shqiptare kanë lënë ‘nam’ mbrëmjen e 31 dhjetorit, pasi janë grindur me njëri-tjetrin, dhunuar duke përfunduar më pas në spital.

Sipas mediave italiane, 6 persona po ziheshin e po rriheshin natën e Vitit të Ri në zonën e Piazza della Repubblica.

5 ambulanca, karabinierët dhe policët e bashkisë kanë ndërhyrë për të rikthyer qetësinë dhe sigurinë në zonë për festimet e planifikuara nga bashkia në Piazza della Repubblica.

Sipas hetimeve paraprake, sherri që ndodhi kishte motiv një zënkë familjare, raporton Panorama.

Sherri nisi vetëm gjysmë ore para ndërrimit të viteve. Gjashtë personat e përfshirë në përleshje janë të gjithë me origjinë shqiptare, përfshirë një grua shtatzënë, raportojnë mediat italiane.

Ishin disa kalimtarë të rastit që të alarmuar për atë që po shihnin lajmëruan forcat e sigurisë në Piazza della Repubblica.

Pesë ambulanca erdhën në vendngjarje për të transportuar të lënduarit në urgjencë.