Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti: Ky ishte vetëm fillimi

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të analizohen raportet e auditimit dhe performancës të të gjitha ndërmarrjeve publike.

“Sot ishte vetem fillimi. Sot Qeveria ka shkarkuar Bordin e Telekomit. Ne ditet ne vijim do te analizojme raportet e auditimit dhe performances te te gjitha ndermarrjeve publike dhe do te marrim vendimet meritore lidhur me bordet e tyre. Duhet te shpetojme nga falimentimi keto ndërmarrje”, ka shkruar Hoti në Facebook.