Shkencëtarët amerikanë: Vaksina potenciale kundër koronavirusit gjeneroi mjaftueshëm për ta mposhtur virusin

Një vaksinë e mundshme e koronavirusit e zhvilluar nga shkencëtarët amerikanë është gjetur se ka prodhuar mjaftueshëm anti-trupa të aftë për ta luftuar Covid-19shin.

Vaksina, e cila u testua te minjtë na hulumtuesit e Universitetit të Shkollës Mjekësore të Pittsburghut, gjeneroi antitrupat në sasi që mendohet se mjafton “për të neutralizuar” virusin brenda dy javësh pas injektimit të saj.

Autorët e studimit tash do të aplikojnë në Administratën e Ushqimit dhe Ilaqeve për të marrë aprovimin para testimeve të para klinike në njerëz që priten në nisin në muajin e ardhshëm, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Shkencëtarët në mbarë globin po garojnë në zhvillimin e vaksinës për të mbrojtur njerëzit nga koronavirusi, që deri tash ka infektuar gati 1 milion njerëz, nga të cilët kanë vdekur 50 mijë sosh.

Prova e parë te njerëzit nga një vaksinë kundër koronavirusit është bërë në një laborator në Seattle në muajin e kaluar pasi një ekip hulumtuesish amerikanë kaluan testimin në kafshë.

Dhjetëra ekipe të tjera në mbarë botën kanë vaksina të tjera potenciale në zhvillim e sipër.

Por hulumtimi nga Pittsburghu është i pari që u publikua pasi u shqyrtua edhe nga shkencëtarë jashtë këtij institucioni.