SHOKUESE/ Rrëshqitjet e dheut “përpijnë” një fshat në Norvegji (VIDEO)

Dhjetë persona janë plagosur dhe 11 të tjerë janë zhdukur pas një rrëshqitje toke në jug të Norvegjisë. Rreth 900 persona janë evakuuar nga qyteza.

Dhjetra ndërtesa u dëmtuan në komunën e Gjerdrum, rreth 19 milje në veri të Oslos. Njerëzit e zhdukur ishin nga shtëpitë në fshatin Ask, epiqendra e rrëshqitjes së dherave.

Rrëshqitja e dheut filloi gjatë orëve të para të së mërkurës, e banorët telefonuan shërbimet e urgjencës duke kërkuar ndihmë dhe raportonin se shtëpitë e tyre po lëviznin, tha policia.

Zëdhënësi i policisë Roger Pettersen tha se zyrtarët nuk mund të përjashtonin mundësinë e njerëzve të humbur brenda në ndërtesat e shembura.

“Ata mund të jenë evakuuar vetë por mund të jenë akoma në zonën e rrëshqitjes, tha Pettersen për agjencinë e lajmeve NTB.

Kryeministrja Norvegjeze Erna Solberg i tha transmetuesit TV2 se kjo do duhej të ishte një fundjavë e një Viti të Ri me “paqe dhe qetësi”.

“Dhe mbase duhet të ishim shqetësuar më së shumti për COVID-19 … jo nëse kemi persona të zhdukur nga një rrëshqitje e dheut,” tha ajo.

Policia tha se zona mbetet e paqëndrueshme për tani dhe mund të arrihet vetëm me helikopter.

Rreth 40 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes dhe ekzistonte rreziku i rrëshqitjeve të tjera pasi disa pjesë të tokës ishin ende duke lëvizur, tha Toril Hofshagen nga Drejtoria e Burimeve Ujore dhe Energjisë Norvegjeze.

Kjo ishte një nga rrëshqitjet më të mëdha të tokës në historinë Norvegjeze.