Shpallet fitorja: Përparim Rama kryetar i Prishtinës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpallur fitoren e Përparim Ramës në garën për kryetar të Prishtinës.

Rama, është paraqitur bashkë me Abdixhikun në konferencë për media, ku ai falënderoi të gjithë qytetarët e Prishtinës që e votuan.

Rama premtoi se do të jetë kryetar i të gjithëve, pa dallime.

Rama ka mposhtur kundërkandidatin nga Vetëvendosje, Arben Vitia.

Fitorja e tij, sipas rezultateve jo finale të KQZ-së, është rreth 50.8 për qind.