Shpërthim te qendra e kontrollit të automjeteve në veri: Policia thonë se ishte granatë dore

Një shpërthim në veri të Mitrovicës, ka ndodhur mbrëmë pak para mesnatës.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari për informim i policisë rajonale për veriun, Veton Elshani, i cili pohoi se përveç dëmeve të vogla materiale në mur, nuk ka të lënduar.

Shpërthimi i cili thuhet të ketë ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të veturave në veri, erdhi si pasojë e hedhjes së një granate dore.

“Ka pasur shpërthim tek qendra e kontrollimit të automjeteve në Mitrovicë rreth mesnatës. Dyshohet për granatë dore. Nuk ka pasur shumë dëme, kontrolli i automjeteve po vazhdojnë në suaza normale”, ka deklaruar Elshani për Gazetën Metro

Ai ka shtuar se situata vazhdon të mbetet e qetë pavarësisht këtij incidenti, për të cilin akoma nuk ka një pistë të të dyshuarve.