Shpërthimi në Ferizaj: Prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka filluar hetimet në lidhje me rastin e shpërthimit që ka ndodhur dje në restorantin “Steak House” në Ferizaj, ku si pasojë e tij mbetën të lënduar 44 persona.

Dyshimet e para lidhur me këtë rast janë që ka shpërthyer një bombolë gazi dhe ky rast është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Prokuroria në bashkëpunim me policinë janë duke mbledhur informatat e nevojshme me qëllim të zbardhjes së këtij rasti dhe rrethanave që kanë quar deri në ngjarjen tragjike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.