Vuçiq mbledh Këshillin për Siguri Kombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ftuar një takim me Këshillin për Sigurinë Kombëtare, raporton portali serb “Blic”.

Vendimi i tij vjen pas aksionit të gjerë të Policisë së Kosovës në veri që ka sjellë dhjetëra të arrestuar, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, Vuçiq ka paralajmëruar përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se Serbia do të reagonte nëse njësitë e ROSU nuk tërhiqen nga veriu i Kosovës sa më parë që të ishte e mundur.

Gjithashtu i pari i shtetit serb po pret çdo lloj ndihme dhe mbështetje nga aleatët, Rusia dhe Kina.