Shqipëri: 17 të vdekur dhe 631 raste të reja me COVID 19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri 17 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, mes tyre 22-vjeçarja Sidorela Koca nga Korça, e cila para disa ditësh kishte sjellë në jetë foshnjën. Qytetarët e tjerë që kanë humbur jetën janë: 9 nga Tirana, 2 nga Librazhdi, 1 nga Elbasani, 1 nga Durrësi, 1 nga Shkodra, 1 nga Korça, 1 nga Fieri, 1 nga Lushnja, të moshave 22-89 vjeç.

Ndërkohë që rastet me infeksion që janë zbuluar kanë pësuar një ulje. Sot janë regjistruar 631 raste nga 3035 testime. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 255 raste në Tiranë, 36 raste në Vlorë, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Fier, 23 raste në Durrës, 17 raste etj.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 702 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 21,613 vaksinime. Në 24 orët e fundit janë shëruar 714 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 77,498 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 649 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.