Shqipëri: Gjashtë të vdekur dhe 586 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 6 viktima nga koronavirusi, ndërsa nga 2510 testime janë zbuluar 586 raste të reja, teksa të shëruarit sot janë 594. Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 54-88 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 41,464 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 277 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake, vetëm kështu parandaloni përhapjen e COVID-19.