Zyrtare: Eros Grezda bëhet me skuadër të re!

Eros Grezda është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi gjakovar sot ka nënshkruar rikthimin te skuadra kroate Osijek.

Grezda, kishte dështuar në eksperiencën e fundit që kishte te skuadra skoceze, Rangers.

“Kam pasur disa oferta nga jashtë, por edhe nga Kroacia. Po, pati oferta edhe nga konkurrentë nga Kroacia. Më kërkuan nga Hajduk dhe Rijeka”, tha Grezda në konferencë, transmeto Gazeta Olle .

Kurse, drejtori sporteve i Osijekut, Alen Petroviq në këtë konferencë tha:

“Rangersi do të marrë një përqindje të transferimit të ardhshëm. Financiarisht, është një punë e shkëlqyeshme dhe besoj se Grezda do ta ndërmarrë një hap më tej dhe do ta shesë veten në një ekip tjetër të madh. Sidoqoftë, ne jemi të interesuar që në këtë moment vetëm ta përshtasim sa më shumë me ekipin”, tha Petroviqi.