Shqipëria mposhtet në shtëpi nga Turqia, Panucci drejt shkarkimit (Video)

Shqipëria e ka nisur me humbje rrugëtimin për “Euro 2020”, duke u mposhtur 0-2 nga Turqia në “Loro Boriçi”.

Kuqezinjtë e nisën keq takimin duke pësuar gol në minutën e 21’.

Burak Yilmas kaloi Turqinë në epërsi dhe shënoi për 1-0, që doli të jetë rezultati i pjesës së parë.

Turqia u tregua skuadër më e mirë se Shqipëria dhe arriti të gjejë golin edhe njëherë në pjesën e dytë.

Hakan Calhanoglu i Milanit ishte ai që shënoi për 2-0 në minutën e 55’, për t’i shokuar vendasit në ndeshjen e parë të vlefshme për kualfikuesuet e “Euro 2020”.

I gjithë stadiumi në kor, nisi të bërtiste: “Panuçi, Panuçi, vaffanculo.” Hera e dytë kjo që të gjithë tifozët përsërisin këtë kor, teksa edhe në humbjen me Skocinë 0-4, por në këtë stadium, të gjithë filluan të thonin të irrituar këtë sharje në italisht.

Me këtë start të dobët, Panucci vështirë se do ta ketë të gjatë në stolin e Shqipërisë.

https://streamable.com/rq6v7