Shqiptarët mund të lëvizin pa viza edhe në këtë shtet të largët, vendimi i sotëm

Shqipëria ka hequr vizat me Arabinë Saudite pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, të firmosur këtë të mërkurë.

Në fakt kryeministri Rama ka qenë vetëm dy muaj më parë, në nëntor të 2019 në Riad ku takoi dhe Princin e Kurorës Muhammed Bin Salman.

Ajo ishte vizita e fundit e Ramës jashtë shtetit përpara se të ndodhte tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe detyroi Ramën t’i zhvillonte të gjitha takimet e mëvonshme vetëm në funksion të kësaj çështjeje.

Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të shkojnë në Arabi pa viza, arabët gjithashtu.