Shtetasi i Shqipërisë zhduket në Kosovë

Të dielën bëhen një javë që kur u zhduk Melidin Adili, 27-vjeçari që erdhi nga Shqipëria për të mbledhur boronica në Kosovë, e nga bjeshkët e Dragashit nuk u kthye më.

Familjarët, që të shtunën bënë kërkime vetëm pasi institucionet e ndërprenë operacionin e kërkim shpëtimit pas kushteve të këqija atmosferike, njofton Klankosova.tv.

Por, për disa ditë rresht për ta gjetur djalin në terren dolën ekipet e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë.

Po ashtu edhe Shoqata e Kërkim Shpëtimit nga Kosova e shumë vullnetarë.

Nga policia kërkuan bashkëpunimin gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e zhdukur apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë në organet e rendit.