Shtetasit të huaj i vjedhin para në Vushtrri

Një shtetas i huaj ka informuar se persona të pa njohur kanë thyer xhamin e veturës dhe i kanë vjedhur një çantë, ku kishte pasaportën, 1800 euro para të gatshëm dhe një palë syze.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, ku njësia përkatëse policore kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.