Valon Syla: Albin Kurti s’ka lënë njeri pa rrejtë, prej qytetarëve deri te ndërkombëtarët

Analisti Valon Syla tha në Pressing në T7 se kryeministri Albin Kurti i ka rrejtë qytetarët e ndërkombëtarët.

Sipas tij, populistët e konsumojnë një mandat në këtë mënyrë:

“Populistat zakonisht nga një mandat e hajnë kështu, e i dyti zakonisht dëmtohet se rrena i ka këmbët e shkurta. Albin Kurti i ka bo të gjitha, s’ka lënë njeri pa e rrejtë. Edhe votuesin e vet edhe diplomacinë perëndimore”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.

“Votuesin e ka rrejtë se ka me i shti njerëzit në burg, vetëm Burdushin e kanë shti në burg dhe do gazetarë po i ndjekë me padi të shtetit”, tha Syla.

“Albin Kurti një taktikë e ka, Serbia, dinari, veriu dhe që se lash me u bo Asociacioni. Këto janë katër pikat që i lyp në zgjedhje me mashtru votuesin patetik/nacionalist. Se ai don deri në zgjedhje me qito tema me hy”, shtoi ai.