Vetëvendosje do t’u heq mësimdhënësve rrogën e 13-të

Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, ka thënë se rroga e 13-të për mësimdhënësit është vendim i nxituar dhe i pamenduar mirë.

Ajo tha se ky vendim, është veçse elektoral, dhe se nuk e ka rritur cilësinë në arsim.

E pyetur nga gazetarja nëse mësimdhënësit do të vazhdojnë ta marrin rrogën e 13-të, me VV-në në qeverisje, ajo tha se Vetëvendosje do t’u ndihmojë mësimdhënësve për rrogë më të dinjitetshme, por jo me një vendim të tillë, të nxituar e të pamenduar mirë.

“Kjo është një prej vendimeve të ngutura dhe e pamenduar mirë, rritja e pagave në kohë fushate nuk ka sjellur cilësi, pagesa e tyre duhet të jetë e dinjitetshme, por jo vendim i ngutur i pa menduar mirë”, tha Nagavci në Debat Pernime.