Skandal: Huliganët serbë brohorasin ‘Kosova është Serbi’, hungarezët reagojnë ashpër ndaj tyre

Tifozët serbë vazdojnë me thirrjet skandaloze.

Në ndeshjen që po zhvillohet në Budapest mes Hungarisë dhe Serbisë, huliganët serbë brohoriten “Kosova është Serbi”, por që morën një kundërpërgjigje të fortë nga vendasit, përcjell GazetaBlic Sport.

Hungarezët fishkëllyen menjëherë këto thirrje, madje fishkëllyen edhe himnin serb në fillim të ndeshjes.

Kjo ndeshje ka karakter ndërkombëtar dhe organizohet nën patronatin e UEFA-s dhe FIFA-s, andaj nuk duhet të kalojë pa dënimin e merituar për Federatën e Futbollit të Serbisë.