Zihet një peshkaqen në bregdetin shqiptar, shkakton panik te pushuesit (video)

Një peshkaqen i vogël është zënë këtë të martë në plazhin e Radhimës.

Pushuesit e shumtë janë vënë në panik pasi kishin pikasur kafshën 1,5 metra të gjatë, e cila më pas u zu nga disa peshkatarë.

Nga disa pamje, duket peshkaqeni i vendosur mbi tavolinën e një lokali të zonës, ku kureshtarët afrohen për ta parë.