Skënder Hyseni e Veton Surroi në garë për ambasador të Kosovës në SHBA?

Janë dy personalitete që mund ta pasojnë Vlora Çitakun në pozitën e Ambasadorit të Kosovës në SHBA.

Klan Kosova mëson se beteja është duke u zhvilluar në mes të Skënder Hysenit të LDK-së dhe publicistit, Veton Surroi.

Hyseni është pjesë e LDK-së, ndërsa ka ushtruar funksionin e ministrit të Jashtëm dhe më pas edhe të Brendshëm në Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa, Surroi është i njohur për pjesëmarrjen e tij në procesin e Rambujesë dhe të Vjenës, kurse me politikë aktivisht nuk është marrë prej kur partia e tij “ORA” nuk kishte arritur ta kalonte pragun zgjedhor për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.