Smajl Latifi kthehet nga Haga, kjo është pritja që iu bë në aeroport

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi është kthyer sot nga Haga.

Latifi ka qenë i ftuar në Hagë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Latifin e kanë pritur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorët e komunës.

Kujtojmë se Latifi para nisjes për në Hagë ka treguar se “nuk e di saktë se në çfarë cilësie është ftuar” dhe se, sipas ftesës, atij i është kërkuar të sjellë dëshmi para Prokurorisë së Specializuar, për Kosovën.

Ai po ashtu kishte deklaruar më par më parë se nuk do të japë dorëheqje nga posti i të parit të komunës, ashtu siç bëri kryetari i partisë së tij, Ramush Haradinaj, pasi është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.