Sot fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve këtë të shtunë fillon rinumërimi i 292 vendvotimeve.

Duke filluar nga ora 10:00 do të numërohen këto vendvotime që u takojnë zgjedhjeve lokale për kuvende komunale që u mbajtën më 17 tetor, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi tha se kanë komunikuar me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatën Supreme të cilat kanë kërkuar që rezultatet e katër komunave të mos certifikohen për shkak se ka ankesa në procedurë.