Sot mbahet mbledhja e dy kuvendeve Shqipëri-Kosovë, kjo është agjenda

Sot në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet mbledhja e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kjo mbledhje do të mbahet në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbledhja pritet të nisë në orën 10:00.

“Në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, të dielën, më 27 nëntor 2022, në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë në Tiranë, do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Tashmë është publikuar edhe agjenda e kësaj mbledhje.