Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Sot duke filluar nga ora 10:00 do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës – legjislatura e tetë.

Drejtoria për media e këtij institucioni ka publikuar rendin e ditës për këtë seancë që ka tre pika:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,

Dhënia e betimit të deputetëve,

Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje ka fituar shumicën me ç`rast ka siguruar 58 ulëse në Kuvend.