Sot përfundon afati për konvertimin e targave ilegale

Sot ka përfunduar afati për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS.

Qeveria e Kosovës më 30 nëntor kishte marrë vendim për zgjatjen e afatit të konvertimit të tyre, deri më sot.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023”, thuhej në vendimin e qeverisë.