Spektakël më Wembley, shënohen gjashtë gola në mes Anglisë dhe Gjermanisë

Anglia dhe Gjermania janë ndarë 3:3 në kuadër të Ligës A së Kombeve.

Ilkay Gundogan nga pika e bardhë në minutën e 52-të, Kai Havertz në të 67-tën.

Luke Shaw dhe Mason Mount në minutat 72’ dhe 75’ barazuan rezultatin, ndërkaq Harry Kane përmbysi gjithçka nga penaltia e realizuar në minutën e 83-të.

Ndërkaq, Havertzi barazoi gjithçka tre minuta para fundit.

Kështu, Anglia përfundon e fundit në grupin 3 të Ligës A së Kombeve me tri pikë, ndërkaq Gjermania në të tretin me shtatë pikë.