Sulmi me raketa në Kharkiv shkatërroi disa shtëpi

Forcat e armatosura ruse të hënën kanë kryer një sulm me raketa në qytetin Liubotin në rajonin verilindor të Kharkivit, thanë zyrtarët ukrainas.

Ata thanë se si pasojë e këtij sulmi janë rrafshuar disa shtëpi.

Ndërkaq, zyra e prokurorit të Kharkivit, në një deklaratë të postuar në Telegram tha se sulmi la të plagosur shtatë persona. Zyrtarët thanë se kanë nxjerr trupin e një personi nga rrënojat.