Sulmoi zyrtarët policor, arrestohet personi i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Suharekë, pasi që i njëjti kishte sulmuar zyrtarët policor.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se personi i cili kishte sulmuar zyrtarët policor, ishte në gjendje të dehur, kurse nuk raportohet për persona të lënduar. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.