Sveçla: Ka indikacione se ka më shumë sulmues të vrarë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka indikacione se numri i sulmuesve të vrarë është edhe më i lartë.

Përndryshe deri më tani Policia e Kosovës ka konfirmuar se tre sulmues të grupit kriminal janë vrarë në Banjskë të Zveçanit.

Sveçla, theksoi se aksion në atë anë do të vazhdojë për sa kohë është e nevojshme.

“Ka indikacione se numri i të vrarëve në anën e tyre mund të jetë edhe më i madh, këto do ti zbulojmë dhe faktojmë me kohë”, u shpreh Sveçla.

“Aksioni do të zgjasë sa do të jetë e nevojshme, secili individ që ka marrë pjesë në sulm, secili individ që seriozisht ka vepruar kundër integritetit dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës, do të jetë subjekt i përndjekjes deri në fund. Nuk do të ndalemi”, shtoi ai në RTK.

“Ka dokumenticione ruse në disa nga veturat e zbuluara”.

“E di se ajo zonë është e vështirë me plot kodra e male me një territor jashtëzakonisht reliev të ashpër. Mundësia e këtyre terroristëve për t’u fshehur në këto male është e madhe”.

“Kërkimet vazhdojnë, ende kemi shumë zyrtarë policorë në krye të detyrës, që hetojnë rrethanat e rastit. Besoj se edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojmë”.