Sveçla: Kosova sfidohet seriozisht nga krimi, 8 zyrtarë policorë të lënduar në veri

0
59

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është deklaruar pas tensioneve në veri të Mitrovicës, pas aksionit të Policisë së Kosovës.

Sveçla përmes një konference për media ka kërkuar që kryesit e sulmeve ndaj personave zyrtarë të vihen para drejtësisë, raporton Indeksonline.

Ai tha që Kosova sfidohet seriozisht nga krimi, derisa pohoi që aksioni i sotëm rezultoi me sukses.

“Kosova sfidohet seriozisht nga krimi, institucionet tona janë të angazhuara të sigurojnë një ambient të qetë. Aksioni i sotëm rezultoi i suksesshëm me konfiskim të mallrave dhe arrestim të kontrabanduesve të tyre e asnjëherë ndaj qytetarëve të tjerë. Tashmë keni informata se janë tetë zyrtarë policorë të lënduar, ftoj institucionet përgjegjëse të reagojnë karshi atyre që sulmuan zyrtarë”, u shpreh ministri Sveçla.