Sveçla publikon video, thotë se kështu ndodhi rrëmbimi i policëve me urdhër të Vuçiqit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar një video ku përshkruhet se si ka ndodhur rrëmbimi i policëve kufitar të Kosovës nga forcat serbe.

Sveçla thotë se rrëmbimi ka qenë i planifikuar dhe se një gjë e tillë është vepër kriminale.

“Një rrëmbim i planifikuar. Një vepër kriminale. Videoja e mëposhtme tregon se si forcat serbe, me urdhër të drejtpërdrejtë të Vuçiqit, rrëmbyen zyrtarët tanë të PK-së, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Saktësisht 1 km larg kufirit. Serbia duhet të ndalojë dezinformimin dhe të lirojë oficerët tanë tani”, ka shkruar Sveçla.