Syla: Jemi para kolapsit… e ju politikuaj po ju pyes – “A keni familje more”

Kryetari i Federatës së Sindikatave në Shëndetësi, Blerim Syla ka deklaruar se Kosova gjendet para një kolapsi, duke e lidhur me pandeminë Covid-19.

Ai ka apeluar tek qytetarët të kenë kujdes të shtuar në këtë periudhë të vështirë, transmeton Indeksonline

“Populli im nuk po Ju bej këto apele bajate por amani RUANI. Unë dhe Familja ime me dr.Merlinda Hoxha do bëjmë për Ju.. Por aq mundemi…”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Po jemi para kolapsit

Ju te nderuar qytetar zgjedhni vet?Politike,Shendetesi apo

Tani me erdhem ne fazen Zoti na ndihmoft?

Ai na ka ndihmu!

Ka dergu mjek e infermier…

Por si duket ka gabu ka dergu Politikuaj….

Populli im nuk po Ju bej keto apele bajate por amani RUANI.

Une dhe Familja ime me dr.Merlinda Hoxha do bejme per Ju.. Por aq mundemi….

Tani sonte s’po flasim me vetem po numerojme te semuret.

Zoti i bekoft Punetoret Shendetesore.

Zoti e ruajt kete Popull.

E Ju Politikuaj.Po Ju pyes a keni Familje moreee…