Syla: Osmani nisi zyrtarisht konkurrencën me Albin Kurtin, ja si ia mori spektaklin Kryeministrit

Analisti politik, Valon Syla, vlerëson se kryeparlamentarja Vjosa Osmani dje ka nisur konkurrencën me kryeministrin, Albin Kuti, duke e lënë në hijë ceremoninë e tij të pranimit të detyrës.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Syla thotë se Osmani me vizitën e saj në QKUK, i hyri në terren Qeverisë.

“Vjosa Osmani me vizitën në QKUK, duke i hyrë në terren Qeverisë, duket se nisi zyrtarisht konkurrencën me Albin Kurtin” , ka thënë ai.

Tutje, Syla ka shkruar se me skandalin e heqjes së fotografisë së Presidentin, ajo e zhvendosi vëmendjentek ajo, duke e lënë në hije ceremroninë e pranimit të postit nga kryeministri Kurti. Kurse, me skandalin e heqjes së fotografisë së Presidentit, ajo ia mori tërësisht edhe spektaklin publik atij, duke e lënë në hije edhe ceremoninë e pranimit të postit të Ktyeministrit”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, dita e parë në punën e re e Vjosa Osmanit është përcjellur me kritika të ashpra, duke marrë parasysh se ajo e ka zëvëndsuar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi me atë të atij të ndjerë, Ibrahim Rugova.