Ta ndalim gjuhën e urrejtjes

Shkruan: Bekri Murselaj

Sot jetojmë në një kohë, kur të gjithë mund të flasim atë çka mendojmë për njëri-tjetrin.
Por si po na kushtojnë këto fjalë, mendime për tjetrin? Natyrisht që na kushtojnë me gjëra jo te mira!

Sot jemi të lirë të mendojmë ndryshe, por jo kundër tjetrit, të fyejmë, të kërcënojmë, të shantazhojmë e gjithçka tjetër…

Liria e mendimit dhe e shprehjes, si e drejt ligjore, morale, njerëzore; sot është duke u keqpërdor në masë të madhe nga të gjithë ne! Por pse gjithë kjo urrejtje për njëri-tjetrin?! Elementi i parë, i shfaqjes së gjuhës urrejtjes te ne si shoqëri është i instaluar nga sistemi politik; për faktin se ne, si shoqëri jemi duke kaluar nëpër fazën ndikimeve politike dhe partiake, që besojmë gjithçka në atë se çka thonë politikanët tanë.

Elementi i dytë, është se ne jemi duke kaluar nëpër fazën e një shoqërie të tranzicionit (kalimtare), që do të na vyen kohë mjaft e gjatë, për t’i tejkaluar inatet politike dhe personale me njëri-tjetrin.

Ta ndalim gjuhën e urrejtjes!!!

Derisa e përmendem më lartë, se sot jetojmë në kohën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes së lirë, nuk do te thotë qe ne, tashmë jemi të lirë ta urrejmë tjetrin, pse nuk mendon dhe vepron si ne!

Sot ne si shoqëri nuk po prodhojmë asnjë vlerë të mirëfilltë shoqërore, perpos gjuhës së urrejtjes, kundërshtimit e gjithçka tjetër…

Krejt cka dëgjohet sot prej nesh, është gjuha e urrejtjes që pastaj kjo mund të krijojë probleme nga më të ndryshme: qofshin personale, familjare, profesionale e të tjera. Gjuha e urrejtjes ndër ne është duke krijuar pasojat e saj, që do të shkojë kohë e gjatë, dhe ne nuk do të mund të lirohemi prej saj; si një veti jo e mirë që na ka kapluar si shoqëri. Askush nuk thotë kurgj mirë përpos meje, askush nuk di më shumë se unë, askush nuk e njeh problematikën me mirë se unë, unë jam ai që e njoh mirë ekonominë, politikën, shëndetësinë, arsimin, drejtësinë etj., pikërisht kjo krekosje e jona si shoqëri, po na udhëzon drejt gjuhës së urrejtjes për tjetrin. Pastaj ne si shoqëri shpesh herë, ne nuk flasim me gjuhen e argumentit dhe njohurive, por më shumë flasim me gjuhën e inateve dhe urrejtjeve personale per tjetrin. Shembulli me tipik janë rrjetet sociale, ku secili prej nesh, përmes statuseve dhe komenteve shfaqim urrejtje dhe kundërshtim për tjetrin, pa pasur nevoje dhe pa pasur arsye, apo pa na u drejtu neve askush!

Sot rrjetet sociale janë mediumi kryesor ku në shumicën e rasteve shfaqim më shumë kundërshtim sesa një mendim të drejt dhe të arsyeshëm. Sot në rrjetet sociale bëhet polemikë, politikë, art, kulturë etj., por nuk është e gabueshme nëse bëhen të gjitha të lartëpërmendurat në rrjetet sociale, por e gabueshme është gjuha e urrejtjes që sot vërshohen rrjetet sociale, duke mos kursyer as shoqerinë dhe as personat publikë, pastaj në debatet televizive na shfaqet kjo gjuhë edhe nga personat e thirrur për të debatuar lidhur me çështjet e caktuar.

Ta ndalim gjuhën e urrejtjes!!!

Sepse sot më shumë se kurdo herë, si shoqëri kemi nevojë, për mendime, bashkëpunime, mirësjellje, ndihmë për njëri-tjetrin, sepse përpos që jemi në një kohë të pandemisë globale; po ashtu jemi edhe në një situatë të pafavorshme politike, ndërsa ne si shoqëri kemi ardh në një kohë kur “për një plesht e djegim jorganin”, por askujt nuk i bëjmë dëm më shumë se vetë shoqërisë tonë! Pra, ta ndalim gjuhën e urrejtjes, ndaj kujt do qoft dhe t’i kthehemi bashkëpunimit, personal, grupor, shoqëror etj.Ta ndalim gjuhën e urrejtjes…