Grabitje me armë në një banesë në Tapizë, vidhen bizhuteri e para

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, në Tapizë të Krujës.

Disa persona ende të pa identifikuar nën kërcënimin e armës kanë hyrë në banesën e A.D dhe kanë marrë bizhuteri si dhe një sasi lekësh.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë si dhe kapjen e autorëve.