Tahiri: Qe 9 muaj nuk ka sovranitet në veri, pasojë e veprimeve të Qeverisë Kurti

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka dalë me një shkrim në Facebook ku ka bërë një përmbledhje të gjendjes në veri tash e nëntë muaj, që nga dorëheqjet pas situatës së krijuar me arrestimin e ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq.

Ajo ka thënë se tash e nëntë muaj nuk ka sovranitet në veri e që është për pasojë të Qeverisë së Kosovës.

Tahiri ka thënë se sa më shumë që zgjatë situatë e tillë në veri, pa polici, pa gjykata, sovraniteti në veri do të mungoj.

“U bene nëntë muaj pa sovranitet ne veri, si pasoje dështimit te kësaj qeverie: veriu ka mbet pa gjykata, pa qeverisje lokale, pa pjesëmarrje te pakicës serbe ne polici, u ringjalle ‘mbrojtja civile’, me tensione dhe rritje te protektoratit ndërkombëtar me shtimin e forcave te KFOR-it. Sa me shume qe zgjat kjo situate sovraniteti ne veri do te mungoj”, ka thënë ish-krynegociatorja Edita Tahiri.