Tahiri: Qeveria Kurti po e zbrazë Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Kurti nuk e ka problem që me përhapjen e krizës sociale, të jetë në krye të qeverisë e cila po e zbrazë Kosovën.

Tahiri ka thënë se qeveria ua ka zvogëluar qytetarëve standardin jetësor.

“Me vendimmarrje monopoliste për shtrenjëtim të energjisë verës, ku piku dhe blloktarifat nuk marrin shumë vëmendje për shkak të konsumit të ultë, kjo qeveri ua tkurri qytetarëve standardin dhe shërbimet, i varfëroi”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë:

Kjo Qeveri e ka rritur varësinë energjetike dhe ka ngritur në qiell çmimet dhe krizën sociale dhe ekonomike.

Kur ishin në opozitë, dolën kundër çdo investimi ndërkombëtar energjetik. Asokohe doli kundër projekteve të linjitit ashtu edhe kundër projektit energjetik amerikan me gaz. Qëllimi i tij nuk ishte mirëqenia por lufta për pushtet.

Me vendimmarrje monopoliste për shtrenjëtim të energjisë verës, ku piku dhe blloktarifat nuk marrin shumë vëmendje për shkak të konsumit të ultë, kjo qeveri ua tkurri qytetarëve standardin dhe shërbimet, i varfëroi.

Ky kryeministër, nuk e ka problem që me përhapjen e krizës sociale, të jetë në krye të qeverisë e cila po e zbrazë Kosovën.

Kalkulimet e tij dhe njerëzve përreth janë të thjeshta por fatkeqe për ne. Duke e zbrazur Kosovën, ky ‘fenomen’ politik, shpenzon më pal rrymë, pranon remitenca më shumë, për çmimet me të cilat pasurohet klika e tij. Krejt çfarë ka mbetur është të dërgoj Martin Berishajn në ndonjë vend ku ka më shumë diasporë, dhe ku nëse votohet në Ambasada, t’i mbushin kutitë!

Kjo, sot në Seancën e Jashtëzakonshme duhet të demaskohet, le të del në pah mashtrimi!