Tahiri: Qeveria pa agjendë, nuk mjafton komunikimi me sms për vaksina

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kritukuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të agjendës, me theks në trajtimin e situatës me Covid-19 dhe rimëkëmbje, raporton lajmi.net.

Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendt të Kosovës, tha se ekzistimi i një agjende lidhet me nevojat e qytetarëve dhe rrethanat aktuale në të cilat po kalojmë.

Ai ka përmendur se ndërmarrësit kanë nevojë për ndihmë nga Qeveria e Kosovës për tu ngritur pas dëmeve që i ka shkaktuar pandemia si dhe qytetarët që kanë humbur vendin e punës.

“ Adresa për këto sfida është Qeveria e Kosovës. Për këtë këtu duhet të debatojmë për agjendën e masave të qeverisë. Nuk po flasim për agjendë brenda një ore apo një javë. Po kërkojmë që nëse nuk kemi plan ta keni një vizion dhe ta sillni e ta diskutojmë”, tha ai.

Tahiri shtoi se shqetësimet që i ngriti duket të mos jenë emergjente për Qeverinë e Kosovës.

“Të gjitha këto që janë emergjente për qytetarët nuk po duket të jenë emergjente për Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin”, tha Tahiri.

Ai, gjithashtu kërkoi më shumë seriozitet në sigurimin e vaksinës anti-Covid.

“Nuk mjafton komunikimi me sms për vaksina”, tha ai.