Tahiri: Veteranët s’po kërkojnë benefite, janë kategori e dëmtuar

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta largojë Projektligjin për pagën minimale, pasi sipas tij është diskriminues. Ai ka thënë se kjo kategori nuk kërkon benefite por është kategori e dëmtuar, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se ky pension duhet të jetë burim jete i tyre dhe në të njëjtën kohë duhet të ndryshojë Projektligji t’i lejojë të punojnë ata.

“Çka po shohim sot në kuvend është një diskriminim i paparë. Është një huqje që lidhet me veteranë dhe kategori të cilët kërkojnë benefite publike po flasim për kategori të dëmtuara. Është turp që ky vend ky projektligj të mos largohet. Insistimi për me ec përpara shpërfaqë kulturën e kësaj qeverie. Ne kemi qenë ata që kemi votuar kundër në diskutim dhe kemi kërkuar që të përmirësohet. Ky propozim duhet të kthehet në Qeveri dhe të diskutohet seriozisht. Ky është pension burim jete i tyre dhe t’iu mundësohet veteranëve të punojnë”.

“Nuk ka veteranë që dalin për qejf në protestë. 1.75 është nafta me ardh deri në Prishtine. Nuk i humba 30 minuta në foltore por qëndrova se ky ligj duhet të kthehet mbrapa”, tha Tahiri.