Takim i papritur i Shpend Ahmetit me ambasadorin amerikan Kosnett

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, sot gjatë ditës është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.

Takimin e ka konfirmuar vetë Ahmeti duke thënë se partia e tij nuk sheh tjetër alternativë të daljes nga situata aktuale, pos organizmit të zgjedhjeve të reja.

Në anën tjetër, ditëve të fundit është raportuar se ndërkombëtarët nuk duan zgjedhje të reja për shkak të dialogut, dhe se do të insistojnë që të bëhet ndonjë qeveri gjithëpërfshirëse.