Taktika e Kurtit, s’e fut në rend të ditës Ligjin për Zgjedhje!

Qeveria Kurti -II- nuk ka futur fare në rend të ditës ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet, të iniciuar nga LVV-ja.

Kësisoj, me plotësimin e këtij ligji, ishte mundësuar që diaspora jonë të votojë nga ambasadat dhe konsullatat e shteteve ku ata jetojnë.

Në rast se miratohet ky ndryshim, ekzekutivi pritet që të analizojë deklarimet për ndikimet buxhetore të këtij Ligji dhe se i njëjti a është në përputhje kjo me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Vlen të theksohet se pas këtij hapi, ky Ligj i ofrohet Kuvendit për ta miratuar.