Talenti dhe sukseset e Rinor Durmishit nga Skënderaj

Rinor Durmishaj, i njohur si Nord, është një këngëtar shqiptar i cili ka lindur në fshatin Rakinicë të Komunës së Skënderaj, dhe jeton në Bergamo të Italisë.

Përveç se ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera laborator dentar ai na dhuron emocione të pa përshkruara me zërin e tij magjik.

Rinori ka pasion kitarën e ndërsa ka të publikuara disa këngë në tregun muzikor shqiptar.

Në një intervistë eksluzive për Radio-Ylberi ai tregoi më shumë rreth jetës së tij aritistike si dhe planet e tij për të ardhmën.

1.Fillimisht a mundesh me na tregu se ku të ka lindë idea për me u marrë me muzikë?

Po, kjo është shumë e thjeshtë, fillimisht kam qenë shumë i ri, isha në shkollë fillore pastaj I kam ndegjuar këngët prej radiove dhe i këndojsha edhe vet.
Më herët nuk e kam kuptuar se çka është muzika por më vonë e kam kuptuar.

2.Si filloi pasioni për muzikën?

Pasionin per muziken e fillova qe nga vegjelia duke bere covera te Bon Jovit, REM, por edhe te muzikes shqiptare të mirëfillt dhe zbavitese.

3. Ti si një artist i ri a mund të na tregosh a ke pas ndonjë këngëtar/e frymzim?

Lirisht mund të themi se Michael Jackson është frymzimi im ai është këngëtari më i mirë i kohërave.

4. A ke qenë pjesë e ndonjë Festivali Muzikor?

Po në Maj të vitit 2015, kam marrë pjesë në Top Fest 12 me këngën “Vitet Studentore”, te kompozuar nga Virusi dhe kompozuar nga Avni Qaili.
Gjithashtu edhe në Shtator 2015, kam pjesë në Kënga Magjike me këngën “Ti Nuk E Di”.

5. A mund të na flasesh pak a shumë lidhur me bashkëpunimin tënd me On-Records?

Po përveç pjesmarrjes në këto festivale kam qenë pjesë e grupit ‘ON-Rekords’ ku edhe i falenderoi ata, sepse më kanë ndihmuar ta kuptoi se cilit zhanerr i takoi, dhe më kanë ndihmuar mua të krijohem si artist.

6.Nga artistët vendas, cili është i parapëlqyeri?

Kosova ka shumë artist të mirë, edhe shumë janë të njohur ndërkombëtarisht, si Rita Ora, Dua Lipa with.

Ndërsa artistet e mi të preferuar janë Ledri Vula, Noizy, Butrint Imeri.

7.Me çka jeni angazhuar në këtë periudhë?

Në këtë periudhë jam në një emision për talenta, i cili quhet ‘the coach’ këtu në Itali, dhe pastaj do sjell disa këngë.

8.Ku e shihni vetën pas disa vitësh dhe cili është mesazhi juaj për artistët e rinj?

Pas disa vitësh veten e shoh si një artist i kompletuar dhe mesazhi im për artistët e rinj është të mos dorëzohen asnjëherë.

Më poshtë mund ta gjeni njërën nga këngët e Rinorit.