Të dëshpruar në fundvit dhe shpresat për një vit më ndryshe!

Shkruan: Burim Gjaka

Kemi kaluar një vit mjaftë të gjatë dhe me plotë sfida e vështirsi gjatë rrugës. Ky vit që e lamë pas ishte vit pandemik i cili në të gjitha drejtimet ka prekur të gjitha shtresat e shoqërsie sonë. Përveq kësaj si popull këtë vit jemi ballafaquar edhe me sfida tjera të cilat ishin shumë të vështira për t`u tejkalauar.

Kanë vazhduar ikjet masive të qytetarëve në drejtim të të gjitha vendeve të Botës, vetëm sa për të ikur nga këtu dhe nganjëherë të krijohet përshtypja se këtu do të mbeten vetëm ata të cilët nuk kanë mundësi të ikin. Institucionet qëndrore dhe lokale në të shumtën e herave kanë dëshmuar se edhe më tutje janë aty vetëm për vehte dhe shumë më pak ose aspak për qytetarët. Gjatë tërë vitit bizneset janë kujdesur që të bëjnë më të vështirë jetën e qytetarëve duke rritur vazhdimisht qmimet e produkteve bazike-elementare, madje duke tejkaluar edhe qmimet e vendeve evropiane ku standardi jetsor është shufish më i lartë se te ne, ndërsa cilësia e tyre te ne mbetet për t`u dëshiruar. Dhe këtu dora e shtetit nuk është vërejtur fare.

Kriminaliteti këtë vit ka qenë gogja i theksuar dhe për t`u rënduar edhe më tutje kohëve të fundit janë kujdesur plaqkitsit të cilët përveq plaqkës edhe vrasin njerëz të pafajshëm në pronat e tyre. Mbrojtja e jetës që qytetarëve nga shteti këtë vit ishte në nivel të ulët, pagat ishin poashtu shumë të ulëta, të drejtat e punëtorëve në sektorin privat janë shkelur dhe uzurpuar tmerrsisht dhe për t`u vulosur e keqja në fundvit ndodhi edhe mungesa e energjisë elektrike që është një sinjal i keq i vazhdimsisë së jetësës së keqe të njerëzve në këtë vend.

Përfundimisht kemi kaluar një vit të vështirë dhe po hymë në vitin 2022 pa rrymë 24 orë, me qmime ekstreme të ngritura, me shumë njerëz të papunë, me varfëri të shumtë të njerëzve, pa trajtim dinjitoz në vende pune, pa paga dinjitoze dhe ende pa sigurime shëndetsore. Dhe të gjitha këto ndodhin vetëm pse qytetarët janë shumë të urtë kundër pushtetit e sidomos kundër këtij pushteti, i cili nuk ishte i tillë kur ishte në opozitë.
Paraprakisht pajtohemi se të gjithë jemi për një jetë më ndryshe dhe që jetesa e qytetarëve të rregullohet sado pakë mirëpo kjo nuk mjafton vetëm duke dashur. Duhet angazhim dhe qasje ndryshe e qytetarëve, duhet të rritet roli aktiv i qytetarëve sidomos duhet të rritet zëri kritik qytetar, i cili duhet të artikulohet përmes faktorëve demokratik të lejuara me kushtetutë, si protestat, peticionet, paditë etj. Qytetarët me të drejtë presin që në vitin 2022 të rritet numri i të punësuarve, të rritet cilësia në arsim dhe shëndetsi, të punësuarit presin rritje të pagave dhe tretman ndryshe në vendet e punës. Pensionistët, invalidët e luftës, veteranët, Familjarët e Dëshmorëve, familjet me asistencë sociale presion rritje të të ardhurave të tyre. Dhe për të qenë më të realizueshme këto pritje të qytetarëve duhet qasje tjetër e Qeverisë. Qeveria nuk duhet t`i injorojë sindikatat e mjekëve, mësimdhënësve, shërbyesve civil, policisë, zjarrëfiksëve etj. mirëpo në bashkëpunim me ta duhet të gjej modulin më të mirë të mundshëm për rritje pagash sepse këto qmime ndryshe nuk përballohen.

Tashmë nga 1 janari do të rritet edhe qmimi i ujit të pijes dhe kjo edhe më tutje do ta rëndoj xhepin e qytetarëve të varfër në Kosovë. Poashtu edhe qmimi i rrymës pritet të rritet prandaj këtu duhet të ndërhyj dora e shtetit. Qytetarit nuk duhet t`i kërkohet të mos shpenzojë rrymë e ujë, sepse ato për t`u shpenzuar janë, qytetarit i intereson vetëm faktura mujore, kurse për sigurimin e ujit dhe rrymës duhet të angazhohet shteti. Nëse rritja e qmimit të energjisë dhe ujit qenka problem atëherë shteti duhet t`i subvencionoj këto dy resurse, ta gjej ndonjë modul p.sh subvencionohen nga 75 kw/h energji dhe 5m3 ujë për ekonomitë familjare derisa të stabilizohen qmimet në tregun ndërkombëtar.
Nësë po mburremi me rritjen e buxhetit atëherë pse nuk përkthehet kjo rritje buxheti edhe në rritje pagash.Qmimet janë rritur vazhdimisht ndërsa rritje pagash nuk ka që nga viti 2014. Urgjentisht duhet të punohet në ligjin e pagave dhe ai ligj të miratohet sa më shpejtë në Kuvend. Patjetër duhet një stratexhi kombëtare, profesionale për ngritje të shërbimeve shëndetsore dhe në arsim. Nuk mund të tolerohet ikja e mjekëve për shkak të papërgjegjësisë së institucioneve.

Fotografia ku shihen duke protestuar vetëm 20-30 qytetarë për mungesë rryme nuk jep shpresë së mund të kemi përmirësim të shpejtë të gjendjes në vend. Derisa mungon zëri i fuqishëm qytetar as institucionet nuk lodhen shumë sepse ndjehen komod në pozicione. Qytetarët në këtë vend duhet që sa më pak të merren me politikë, ndërsa për të drejtat elementare të jetesës duhet të jenë të pakompromis. Duhet të protestohet për mungesë rryme, uji, pagash, për mungesë vendesh pune, madje edhe për sjellje jokorrekte të zyrtarëve të shtetit në vendet e punës. Derisa qytetarët nuk bëhen të tillë, pritjet se mund të bëhet mirë në këtë vend mbeten vetëm shpresë e humbur vit pas viti. Duhet aktivizim qytetar dhe jo vetëm të qëndrojmë duarkryq sepse “ nga e thëna në të bër është një det i tërë!”