Gold AG dhe Shyhrete Behluli sjellin klipin e këngës “Adem Jashari” (Video)

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka publikuar projektin e ri muzikor, të paralajmëruar javë më parë.

Kjo këngë e tij vjen në bashkëpunim me artisten Shyhrete Behluli, projekti i të cilëve i është kushtuar heroit kombëtar- Adem Jasharit.

Kënga është e kompletuar edhe nga ana vizuale, gjersa klipi është realizuar në Prekaz, tek Kulla e Jasharajve.

Muzikën dhe tekstin e ka shkruar vet reperi Agushi, teksa për orkestrimin është përkujdesur Virusi.

Videoklipi i është besuar produksionit të njohur “MProduction”.

Ky projekt do të lansohej më 28 Nëntor, për Festën e Flamurit dhe ditëlindjen e Adem Jasharit, por është shtyrë për shkak të tragjedisë në Shqipëri që ndodhi të martën.